Zgjerohet harta e infektimit të lojtarët e kombëtares italiane, tre të tjerë vetëm sot

Vazhdon të zgjerohet harta e infektimeve me COIVID-19 në radhët e futbollistëve që kanë qenë pjesë e përfaqësueses së Italisë në grumbullimin e fundit. Vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar tre të tjerë që i janë bashkuar emrave të mëparshëm si Bonuçi e Verrati, pa harruar këtu pjesëtarët e stafit të cilët ishin të parët që u infektuan.

Në mëngjesin e sotëm u konfirmua i pari Alesandro Florenci, mbrojëtsi i PSG-së, si i infektuari i radhës me COVID që do të humbiste sfidat e klubit të tij për javët në vijim. Më pas e kishte radhën Vinçenco Grifo i Frajburgut, i cili gjithashtu rezultoi i infektuar.

I fundit në listën e lojtarëve të prekur nga COVID-19 ishte portieri i Kaljarit, Alesio Kranjo, i cili është izoluar menjëherë nga klubi dhe janë lajmëruar lojtarët që t’i nënshtrohen tamponëve pasi ai kishte qenë në ditët e kaluara bashkë me lojtarët e tjerë.

Kështu, konfirmohet frika se në radhët e Italisë kishte shpërthyer një nga variantet e reja të COVID-19, siç mendonte Sasuolo që la futbollistët e saj që iu bashkuan të kaltërve jashtë grumbullimit këtë javë si masë parandaluese edhe pse kishin dalë fillimisht negativë në tamponët e tyre. /vipsport.al/