Vllaznia, një shans për kreun, te Laçi janë optimistë

Laçi me dy rezultatet që ka arritur në dy takimet e fundit ka lëkundur pozitat për kreun e renditjes. Djemtë e Shpëtim Duros u mposhtën nga ekipi i Tiranës në shtëpi, me rezultatin 1-2. Kujtojmë që edhe në sfidën e fundjavës së shkuar, Laçi pësoi humbje, edhe pse minimale në fushën e Tetës.

Tashmë, sfida e radhës kundër kurbinasve është ajo përballë Vllaznisë dhe duket se djemtë e Duros nuk kanë aspak kohë për ta marrë veten nga kjo ecuri jo e mirë, madje as kalendari nuk po i favorizon së fundmi…

Ndëkrohë që krahash titullit, Laçi synon edhe fitimin e Kupës së Shqipërisë, një trofe ku kubrinasit kanë eksperiencë në fitimin e tij…

E.S./Vipsport.al/