VIDEO / Pas Kombëtares e ka radhën Barcelona B, Manaj nuk ndalet së shënuari

Rei Manaj ishte protagonist me gol këtë javë në suksesin 2-0 të Kombëtares shqiptare kundër San Marinos dhe ka vazhduar formën e mirë edhe në radhët e klubit të tij. Edhe pse me një përbërje lojtarësh të rinj te Barcelona B, ai po arrin që të ndihmojë këtë skuadër të regjistrojë fitore të njëpasnjëshme për të synuar ngjitjen në La Liga 2.

Sot, Manaj shënoi golin e avantazhit në ndeshjen ndaj Alkojano në kampionat, duke treguar përsëri se mbetet një element shumë i rëndësishëm për klubin katalanas i cili veproi mirë që e mbajti në këtë sezon. Në minutën e 26 të sfidës, pas një pasimi nga e djathta,  Manaj me një instinkt prej bomberi deijoi sferën drejt shtyllës së dytë duke lënë në vend portierin kundërshtar e duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij.

Ky ishte goli i 9 i Manajt në këtë kampionat, duke treguar se është me të vërtetë në një formë të shkëlqyer dhe se meriton investimin që u bë për të në janarin e vitit të kaluar. /vipsport.al/