

Real Madrid ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve më fitoren 3-1 ndaj Liverpulit. Skuadra e Zidan ka triumfuar sot në fushën e vet përballë anglezëve të cilët i kishte mundur tre vite më parë edhe në finalen e turneut, duke treguar se vazhdon të jetë pretendent, pavarësisht mungesave që kishte në radhët e tij.
Dy skuadrat vinin me mbrojtje të rindërtuara për shkak të këtyre mungesave dhe Liverpuli duket se e vuajti më shumë këtë situatë, pasi gabimet e njëpasnjëshme të prapavijës sollën golat e Vinicius dhe Asensios që në pjesën e parë të sfidës duke ia bërë më të lehtë kontrollin e lojës madrilenëve.
Liverpuli reagoi në fraksionin e dytë të lojës dhe arriti të shkurtonte shifrat me Salah. Por pak minuta më vonë Vinicius tundi përsëri rrjetën me një gjuajtje në kufijtë e zonës dhe i dha një sukses të rëndësishëm 3-1 Realit që tashmë duhet të administrojë këto shifra në sfidën e kthimit.
Real Madrid-Liverpul 3-1
27′, 65′ Vinicius, 36′ Asensio / 51′ Salah
Real Madrid: Kurtua, Lukas Vazkuez, Naço, Militao, Mendi; Kasemiro,
Kros, Modriç; Asensio, Vinicius, Benzema.
Trajner: Zinedin Zidan
Liverpul: Alison, Filips, Aleksander-Arnold, Kabak, Robertson,
Fabinjo, Keita, Vijnaldum, Zhota, Salah, Mane.
Trajner: Jurgen Klop
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
Kartoni i kuq për Ibrahimoviç, Pioli zbulon dialogun: Më tregoi çfarë i tha gjyqtarit
Një nga episodet më të veçanta.
Kuman: Nëse je me Barcelonën duhet të jesh i inatosur, vetëm në Spanjë nuk ka VAR
Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka.
VIDEO / Gola të shkëlqyer, shtylla, penallti e mohuar dhe i kuq. Reali fiton “El Clasico” mes polemikave
Spektakël dhe polemika që do të.