VIDEO / Mbape bën si zakonisht fenomenin, hakmarrje e PSG ndaj Bajern Mynih

Kilian Mbape bëhet përsëri heroi i PSG-së dhe ka kryer hakmarrjen e tij të vogël, duke ndihmuar skuadrën të triumfojë në shtëpinë e Bajern Mynih, që i hoqi nga duart Ligën e Kampioneve në edicionin e kaluar.

Francezi shënoi dy gola në sfidën e sotme në fushën e Bajern Mynih, duke ndëshkuar çdo pavëmendje të prapavijës së bavarezëve të cilët gabuan më shumë se sa zakonisht, pasi i lejuan edhe Markinjos të shënonte i qetë para Nojer. Golat e Çupo-Moting dhe Myler mbajtën në garë bavarezët, por me PSG në formë të tillë dhe me një humbje në shtëpi, skuadrës së Flik i dihet një mrekulli për të vazhduar rrugëtimin pas sfidës së kthimit.

Bajern Mynih-PSG 2-3
37’ Çupo-Moting, 60′ Myler / 3′, 68” Mbape, 26′ Markinjos

Bajern Mynih: Nojer, Syle, Alaba, Kimish, Pavard, Hernandez, Goretzka, Myler, Sane, Koman, Çupo-Moting.
Trajner: Hansi Flik

PSG: Navas, Kimpembe, Markinjos, Danilo, Diallo, Gueje, Dagba, Draksler, Di Maria, Nejmar, Mbape.
Trajner: Mauricio Poçetino