

Interi i ka dhënë një goditje shpresave të kundërshtarëve të tij se mund t’i rrëmbejnë titullin kampion pasi ka mundur sot me shifrat 2-1 Susuolon në ndeshjen e prapambetur për shkak të infektimeve me COVID-19 në radhët e zikaltërve.
Kryesuesit e Serisë A janë treguar si zakonisht vdekjeprurës në kundërsulm, duke zgjidhur gjithçka me dy kundërzbritje të shpejta të Lukakut e Lautaro Martinez në secilën pjesë të lojës. Sasuolo u mundua në fund të kthehej në lojë pas golit të Traore, por nuk arriti t’i shkëpuste asnjë pikë zikaltërve të cilët e shohin veten tashmë në +11 ndaj Milanit që mban vendin e dytë në klasifikim, kur mbeten edhe 9 ndeshje për t’u luajtur.
Ndërkohë, 12 pikë larg është Juventusi që u kthye në vendin e tretë pasi luajti ndeshjen e shumëpërfolur ndaj Napolit, të shtyrë që në fazën e parë të kampionatit. Ronaldo në pjesën e parë dhe Dibala në të dytën siguruan këtë sukses të rëndësishëm që kthen pak besim te skuadra e Pirlos dhe qetësojnë disi situatën e trajnerit që është vënë në diskutim. Ndërsa skuadrës së Gatuzos nuk i mjaftoi goli i Insinjes me penallti në fund, duke humbur këtë sfidë me shifrat 2-1 e duke mbetur në vendin e 5 në klasifikim. /vipsport.al/
INTER-SASUOLO 2-1
10′ Lukaku, 67′ Lautaro Martinez / 85′ Traore
INTER (3-5-2): Handanoviç; Skrinjiar, De Vraj, Darmian; Hakimi, Barela, Eriksen, Galjardini, Jang; Lukaku, Lautaro Martinez.
SASUOLO (4-2-3-1): Konsilji; Toljan, Kirikesh, Marlon, Roxherio; Obiang, Lopez; Traore, Djuriçiç, Boga; Raspadori
JUVENTUS-NAPOLI 2-1
13′ Ronaldo, 73′ Dibala / 89′ (p) Insinje
Juventus (4-4-2): Bufon; Danilo, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro; Kuadrado, Bentankur, Rabio, Kieza; Morata, Ronaldo.
Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Koulibali, Hysaj; Deme, Ruiz; Lozano, Zielinski, Insinje; Mertens.
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
Kartoni i kuq për Ibrahimoviç, Pioli zbulon dialogun: Më tregoi çfarë i tha gjyqtarit
Një nga episodet më të veçanta.
Kuman: Nëse je me Barcelonën duhet të jesh i inatosur, vetëm në Spanjë nuk ka VAR
Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka.
VIDEO / Gola të shkëlqyer, shtylla, penallti e mohuar dhe i kuq. Reali fiton “El Clasico” mes polemikave
Spektakël dhe polemika që do të.