VIDEO / Çelsi e mbyll që në ndeshjen e parë, fitore e pastër në fushën e Portos

Çelsi ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve me skuadrën e drejtuar nga Tomas Tuhel që praktikisht ka mbyllur kualifikimin që në sfidën e parë. Londinezët kanë mundur në transfertë me shifrat 2-0 Porton, duke shuar shpejt ëndrrën e surprizës së këtij turneu se mund të përsëriste atë që bëri me Juventusin.

Një gol i Maunt në pjesën e parë dhe pastaj një sprint i shkëlqyer i Çilluell në minutat e fundit bëri që Çelsi të merrte një rezultat i cili padyshim ia bën shumë më të thjeshtë rrugën drejt gjysmëfinaleve, pasi i jep mundësinë të administrojë rezultatin në ndeshjen e kthimit.

Porto-Çelsi 0-2
32’ Maunt, 85’ Çilluell