

Erling Haland është duke mbledhur fansa çdo ditë e më shumë. Me aftësitë që tregon në fushë, kushdo do të magjepsej, madje edhe kur bëhet fjala për një arbitër anësor. Pikërisht, në mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kampionëve mes Mançester Siti dhe Dortmund të fituar nga anglezët me rezultatin 2-1, anësori i sfidës u bë protagonist.
Jo me vendimet e tij në fushë, por për faktin se me të mbaruar ndeshja, vrapoi për në dhomat e zhveshjes për të marrë autografin e Haland.
Një sjellje e rrallë kjo për një arbitër, megjithatë nuk i rezistoi tundimit kur kishte përballë norvegjezin, i cili nga ana e tij e kënaqi “fansin” duke i dhuruar me mirësjellje autografin edhe pse nuk ishte shumë i lumtur pasi ekipi i tij doli i humbur nga fusha. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
Kartoni i kuq për Ibrahimoviç, Pioli zbulon dialogun: Më tregoi çfarë i tha gjyqtarit
Një nga episodet më të veçanta.
Kuman: Nëse je me Barcelonën duhet të jesh i inatosur, vetëm në Spanjë nuk ka VAR
Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka.
VIDEO / Gola të shkëlqyer, shtylla, penallti e mohuar dhe i kuq. Reali fiton “El Clasico” mes polemikave
Spektakël dhe polemika që do të.