

Atletiko Madrid ka humbur pak nga pak të gjithë distancën që kishte krijuar me skuadrat e tjera në kampionatin spanjoll dhe tashmë kryesimi në La Liga është në rrezik pasi Barcelona dhe Real Madrid mund ta kalojnë në javët e ardhshme. Pikërisht në pikën më delikate të sezonit, Diego Simeone ka humbur një nga elementët më të rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme, sulmuesin Luis Suarez.
Futbollisti uruguaian la në mes seancën e sotme stërvitore pasi ndjente probleme muskulore. Kjo situatë alarmoi klubin që dërgoi menjëherë në klinikë lojtarin për teste më specifike dhe aty u konfirmua më e keqja, pasi shqetësimet e tij do të bëjnë që të qëndrojë pushim tre jave e të humbasë tre ndeshjet e radhës në kampionat.
Mediat spanjolle raportojnë se në klub e llogaritin Suarez si mungesë në sfidat ndaj Eibar, Hueska dhe Atletik Bilbao, duke shpresuar që të riaftësohet në kohë për duelin ndaj Elçe në javën e parë të majit, gjithmonë nëse nuk ka komplikacione gjatë riaftësimit. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
Kartoni i kuq për Ibrahimoviç, Pioli zbulon dialogun: Më tregoi çfarë i tha gjyqtarit
Një nga episodet më të veçanta.
Kuman: Nëse je me Barcelonën duhet të jesh i inatosur, vetëm në Spanjë nuk ka VAR
Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka.
VIDEO / Gola të shkëlqyer, shtylla, penallti e mohuar dhe i kuq. Reali fiton “El Clasico” mes polemikave
Spektakël dhe polemika që do të.