

Ishte përcakatuar që si zakonisht, edhe këtë javë Partizani të luante si pritës ndaj Bylis në impiantin e Elbasan Arena. Megjithatë, duke qenë se dyert e Air Albania u hapën në javën e kaluar për Tiranën, e njëjta gjë do të bëhet edhe me Partizanin.
Të kuqtë kanë arritur marrëveshje me FSHF dhe do të rikthehen të luajnë në kryeqytet, teksa sfida do të zhvillohet ditën e dielë në orën 16:00. Gjendja e fushës së Air Albania është shumë e mirë dhe këtë ekipe si Tirana e Partizani duket se do ta shfrytëzojnë për të qenë më komod.
Mbetet për t’u parë tashmë nëse ky spostim do të rezultojë me fat për të kuqtë të cilët garojnë për fitimin e titullit kampion ndërsa nga ana tjetër ballshiotët janë të “etur” për pikë, për të mos rrezikuar mbijetesën. /VipSport.al/
Ndeshja, e diel ora 16:00:
Partizani-Bylis
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Eze: Nëse më thërret Shqipëria do luaja me shumë kënaqësi. Dua një kampionat më të fortë
Patrik Eze do të luajë më.
VIDEO / Supergol për Frederik Veselin, kthen ekipin në betejën direkte për Serinë A
Frederik Veseli është bërë protagonist në.
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.