Siti nuk mund të heqë dorë nga asistet e De Brujne, “qytetarët” rinovojnë me fantazistin

Mançester Sitit dhe Kevin De Brujne kanë vendosur të vazhdojnë bashkëjetesën duke qenë se të dyja palët janë mëse të kënaqura nga njëra-tjetra. Belgu është një nga futbollistët më vendimtarë dhe një titullar i paprekshëm për trajnerin Pep Guardiola, ndaj edhe drejtuesit e klubit nuk kishin rrugë tjetër veçse t’i ofronin 29-vjeçarit, një kontratë deri në vitin 2025.

Kështu, pas gjashtë viteve në Mançester, ku fantazisti ka regjistruar 255 ndeshje duke shënuar 65 gola dhe duke asistuar në plot 105 asiste, De Brujne do të ketë mundësinë të përmirësojë edhe më shumë shifrat.

Kujtojmë se objektivi i lojtarit por edhe klubit është Liga e Kampionëve, teksa deri tani janë në rrugën e duhur për ta bërë ëndrrën realitet në këtë sezon. /VipSport.al/