Sfida me Tiranën, dy titullarë mbajnë në tension Memellin

Skënderbeu realizoi një fitore të madhe ndaj Kukësit në “Elbasan Arena” dhe tashmë verilindorët janë të përqendruar te sfida e radhës me skuadrën e Tiranës që do ta zhvillojnë në fushën e tyre.
Një duel i fortë por qe bardhekuqtë duan vazhdimësinë dhe trajneri Migen Memelli dhe të tijtë kanë nisur nga puna…trajneri Memelli mund të mbështetet edhe te Taipi, i cili ishte i pezulluar nga kartonët ndaj Kukësit.

Tani gjithë vëmendja është tek infermieria. Randi dhe Dovuna janë ende me shqetësime muskulore dhe mbajnë në ankth trajnerin Memelli.


Ndërsa drejt rikuperimit duket sulmuesi shkodran Pusi, i cili mund të bashkohet në ditët në vijim me ekipin. Korçarët janë në një gjendje psikologjike mjaft të mirë dhe synojnë që së së paku të jenë në vendin e tetë në renditje…

E.S./Vipsport.al/