Rritet adrenalina në Berat synohet premio dhe fitore me Pogradecin

Në Berat ka një atmosferë mjaft optimiste dhe mesa duket, Tomori është në rrugë të mbarë drejt rikthimit në futbollin e madh shqiptar. Tomori arriti të fitonte kundër Egnatias me rezultatin 1-0, në saj edhe të golit të realizuar nga Mikel Canka që mjaftoi për vendasit për të marrë 3 pikë të arta dhe të ngushtojnë edhe diferencën e pikëve, ndërsa beratasit kanë nisur që të mendojnë për shtëpiaken me Pogradecin.

Drejtuesit kanë shpërblyer lojtarët me 6.5 milionë lekë të vjetra pas suksesit me rrogizhinasit.

Synimi nga presidenca është Superiorja dhe do të vazhdohet me shpërblime për çdo fitore në fazën e tretë duke nisur nga ndeshja e parë e kësaj faze me Pogradecin në Berat dhe atmosfera duket miaft e ndezur…

E.S./Vipsport.al/