

Zllatan Ibrahimoviç dhe Milan janë shumë pranë zyrtarizimit të rinovimit të kontratës edhe për një tjetër sezon, teksa palët janë duke diskutuar mbi bonuset. Një vendim i pritshëm duke ditur ndikimin e suedezit te kuqezinjtë, por edhe për shkak se ekipi është pranë arritjes së objektivit sezonal, rikthimit në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, nëse situata me Ibrahimoviç është shumë e qartë, ajo që nuk po arrijnë të bëjnë drejtuesit e Milan, është të bindin edhe Donarumën të rinovojë. Portieri në fakt ka shumë oferta më të mira financiare në anën e tij dhe te Milan e mban ende lidhja me klubin. Mirëpo, edhe kjo mund të mos jetë mjaftueshëm për Donarumën i cili kërkon të paktën të rinovojë me një përmirësim të ndjeshëm të pagës i shtyrë edhe nga menaxheri Mino Raiola.
Në këtë mes, Milan do të kërkojë të përdorë edhe Ibrën, i cili ka një marrëdhënie të mirë me gardianin, ndërsa kanë edhe të njëjtin menaxher. Ndaj, rinovimi me Ibrën mund të shkaktojë një efekt domino edhe te Donaruma apo lojtarë të tjerë si Çalhanollu, të cilët kërkojnë të vazhdojnë të luajnë me suedezin. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
Kartoni i kuq për Ibrahimoviç, Pioli zbulon dialogun: Më tregoi çfarë i tha gjyqtarit
Një nga episodet më të veçanta.
Kuman: Nëse je me Barcelonën duhet të jesh i inatosur, vetëm në Spanjë nuk ka VAR
Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka.
VIDEO / Gola të shkëlqyer, shtylla, penallti e mohuar dhe i kuq. Reali fiton “El Clasico” mes polemikave
Spektakël dhe polemika që do të.