Rekordmeni i golave në Kosovë, Daku: Kthehem në Kroaci për t’u transferuar diku tjetër

Mirlind Daku është duke shkëlqyer këtë sezon në Ipko Superliga në Kosovë teksa me fanellën e Ballkanit ia ka dalë të shënojë deri tani plot 26 pikë.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Kukësit i ka idetë e qarta për të ardhmen, ndërsa thekson se do të kthehet te Osijeku në Kroaci pasi ky klub ka në pronësi kartonin e futbollistit dhe më pas do të mendojë për destinacionin e radhës.

“Unë do të jap maksimumin tim që t’i arrijmë objektivat me Ballkanin. Pas përfundimit të sezonit do të kthehem te Osijeku. Ka pasur oferta nga disa skuadra, por duhet të bisedojë me trajnerin dhe klubin dhe ka mundësi që të transferohem diku tjetër”, u shpreh Daku. /VipSport.al/