Real-Liverpul, Klop nuk e quan hakmarrje: Një muaj pas finales nuk do ftoja Ramos në ditëlindjen time

Jurgen Klop nuk e cilëso një hakmarrje duelin me Real Madrid në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Klop humbi në finale përballë madrilenëve tre vite më parë, por tekniku nuk beson se lojtarët e tij duhet të kujtojnë atë sfidë, pasi shumë gjëra kanë ndodhur që asokohe, pavarësisht polemikave që nuk kanë pushuar në vite rreth episodeve me protagonist Serxhio Ramos.  

“Motivimi im është maksimal por nuk ka të bëjë aspak me atë që ndodhi në vitin 2018. Sigurisht që e kujtoj ndeshjen, nëse të gjithë do të më pyetnin një muaj më vonë nëse do ta ftoja Serxhio Ramos në ditëlindjen time të 60 do u thosha jo. Nuk më pëlqeu ajo që ndodhi atë natë, ishte e çuditshme, por nuk mund të ndalem të ajo ndjesi, apo të inati. Tani duhet të tregojmë se sa të mirë jemi. Se mund të kalojmë në turin tjetër.

Në atë ndeshje, deri te dëmtimi i Salah ishim më të mirë se Reali, më pas jo. Skuadra ime është ndërtuar për të luajtur ndeshje të tilla, e kemi një shans për të treguar veten. Të gjithë thonë se Reali është favorit, nuk ka problem, jemi mësuar, do jemi sfiduesit. Por është një periudhë tjetër, kanë ndryshuar shumë gjëra që nga ajo finale”, tha Klop sot para gazetarëve. /vipsport.al/