PSG kërkon hakmarrjen ndaj Bajern, Porto për surprizën e radhës

Mbrëmjen e sotme, PSG sfidon në transfertë Bajern Mynih. Në fakt, fati vendosi që finalja e vitit të kaluar të rikthehet në çerekfinalen e këtij sezoni. Herën e kaluar francezët dolën të humbur dhe tashmë do të kërkojnë hakmarrjen, ndërsa udhëhiqen nga trajneri Mauricio Poçetino.

Ndërkohë, të dyja ekipet kanë probleme me mungesat teksa te PSG mungon Florenci, Verrati dhe Ikardi, ndërsa te gjermanët nuk është Levandovski dhe Gnjabri.

Sakaq, ndeshja tjetër e mbrëmjes është ajo mes Portos dhe Çelsit. Portugezët pasi eliminuan Juventus do të kërkojnë surprizën e radhës, edhe pse ekipi anglez ka treguar se në Europë është një “kockë e fortë”, duke qenë se ishin ata që nxorrën jashtë turneu Atletiko Madrid. /VipSport.al/