

Florian Kamberi ishte një nga risitë i cili mezi pritej në kombëtaren kuqezi, ndërsa dukej thuajse i sigurt debutimi i tij në ndeshjet kualifikuese të Katar 2022. Nëse nuk u aktivizua me Andorrën, atëherë sulmuesi ishte projektuar titullar për debutimin në sfidën ndaj Anglisë. Por, disa lëvizje në momentin e fundit nga ana e trajnerit Edi Reja bënë që lojtari i Aberdin të përfundonte në stol.
Ky ndryshim nuk i ka pëlqyer aspak Kamberit, e në këtë moment duket se ka pasur një “krisje” me trajnerin Reja. Fillimisht, gjithçka u mohua se kishte një çështje Kamberi teksa u justifikua se lojtari kishte pasur një dëmtim.
Megjithatë, sulmuesi u aktivizua me ekipin e tij menjëherë pas kombëtares, ndërsa një tjetër e dhënë se marrëdhënia me kuqezinjtë është cënuar, është fakti se tashmë në profilin e Kamberit në rrjetet sociale nuk ka më foto me fanellën e kombëtares.
Një situatë e vështirë, ndërsa mbetet për t’u parë si do të procedohet në vazhdim me Kamberin, i cili padyshim do të rriste kualitetin në skuadër dhe do t’i bënte më të rrezikshëm kuqezinjtë në fazën ofensivë. /VipSport.al/

more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Eze: Nëse më thërret Shqipëria do luaja me shumë kënaqësi. Dua një kampionat më të fortë
Patrik Eze do të luajë më.
VIDEO / Supergol për Frederik Veselin, kthen ekipin në betejën direkte për Serinë A
Frederik Veseli është bërë protagonist në.
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.