

Sajmir Patushi është një mesfushor që ka spikatur me shumë skuadra në vendin tonë, e madje e ka nisur karrierën në radhët e skuadrës së vendlindjes, Burreli dhe më pas ka luajtur edhe me Vllazninë, Tiranën, Kastruotin, Elbasanin, Partizanin, Shkumbinin, Kamzën apo dhe në Bosnjë.
Patrushi i ftuar në e “E hëna sportive” në “Rtsh” u ndal dhe foli për situatën e Flamurtarit sidomos teksa është shprehur: “Nuk e kuptoj, ku do ta çoj Flamurtarin më ai president. Habitesha edhe vjet.”
“Teksa shikoja që skuadra ishte thuajse e rënë, ai fliste dhe thoshte do mbijetojmë, ndërkohë që këtë periudhë në të cilën po flasim. Flamurtari rrezikon edhe të bjerë në të tretën. Është katastrofë, kam qenë i vogël në moshë dhe e kuptoni, për kë bëhet fjalë për Flamurtarin që ka mundur Barcelonën, apo edhe Luftëtari.”
“Po janë historia e futbollit shqiptar, e imahgjinoni, një Supoeiore pa emblemat?!”, – ka qenë analiza e Patushit, një prej mesfushorëve të spikatur në elitën e futbollit shqiptar…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Eze: Nëse më thërret Shqipëria do luaja me shumë kënaqësi. Dua një kampionat më të fortë
Patrik Eze do të luajë më.
VIDEO / Supergol për Frederik Veselin, kthen ekipin në betejën direkte për Serinë A
Frederik Veseli është bërë protagonist në.
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.