Parashikimi i Dedes: Kukësi do të jetë një nga problemet kryesore të çdo ekipi

Nevil Dede është i bindur se faktori që mund të ndikojë në çdo objektiv në këtë sezon në Superiore është Kukësi. Dhe jo sepse mendohet se verilindorët do të tolerojnë meqë nuk luajnë për asgjë në këtë kampionat. Në fjalët e tij në “Skaner”, ai shpjegoi se Kukësi do të përpiqej në çdo mënyrë që të mbronte emrin e krijuar në këto vite.

Nuk besoj se Kukësi do të bëhet pjesë apriori. Mendoj se do të mundohet të bëjë kampionatin e vet. Kjo, për nga investimi që janë bërë dhe emrat e lojtarëve. Kukësi do të jetë një nga problemet kryesore ndaj çdo kundërshtari në fazën e fundit. Ata mund të dështojnë e humbin ndeshjen, por di që ata do të mundohen mbi të gjitha të ruajnë imazhin e personalitetin e mbi të gjitha emrin e klubit.

Në përballjet direkte me rivalët, Teuta dhe Laçi kanë marrë 18 pikë. Këta që kanë marrë nga 18 pikë me rivalët, janë kanë gabuar më shumë me ekipet e tjera. Vllaznia ka marrë 13 pikë në përballjet direkte por ka marrë më shumë me të fundit e ndaj është në vend të parë”, tha Dede në analizën e tij. /vipsport.al/