Pa tre titullarë, por me Kukësin, Kastrioti është i plotë

Kastrioti mori pikë në Ballsh, duke u rikthyer tek ndeshjet dhe rezultatet pozitive, por duket se mungesat e titullarëve e shqetësojnë jo pak trajnerin e skuadrës Ramazan Ndreu, që megjithatë ka qenë optimist dhe ka ditur që të ndërtojë një grup konkurrues.

Bojom, Shkalla e De Silva munguan në Ballsh dhe Ndreu improvizoi jo pak, ndërsa në ndeshjen me Kukësin, pritet që skuadra krutane të jetë edhe më e plotë. Në të tilla kushte edhe synimi do të jetë për të marë më shumë se një pikë, duke qenë se është edhe një duel shtëpie.

Te pezulluar nuk ka, ndaj edhe tashmë stafi mjekësor po punon për riaftësimin e Bojom dhe De Silva, ndërsa Shkalla lë pas pezullimin dhe është gati për ndeshjen ndaj Kukësit…

E.S./Vipsport.al/