Në kombëtaren axurre plasi COVID, te Juventus konfirmojnë futbollistin e tretë

Pas Leonardo Bonuçit, Juventus ka konfirmuar edhe rastin e tretë me COVID në grupin e futbollistëve. Fjala është për Federiko Bernadeskin, i cili gjithashtu nuk i ka shpëtuar infektimit në kombëtare, aty ku gjithçka nisi me pjesëtarët e stafit të trajnerit Mançini.

Tashmë, anësori i bardhezinjve do të futet në izolim, ndërsa frika se mos virusi është shpërndarë në skuadër qëndron duke qenë se Bernadeski ka qenë i grumbulluar me ekipin dhe në ndeshjen e fundit me Torinon, zbriti edhe në fushë.

Mbetet për t’u parë pasi në klubin torinez do të vazhdojnë testimet. Sakaq, kujtojmë se i infektuar është edhe Merih Demiral, i cili u infektua po ashtu me kombëtaren, kur ishte i grumbulluar me Turqinë. /VipSport.al/