Muzaka nuk i ndan dot Tiranën dhe Partizanin: Kur luaja me bardheblutë ishim Reali i kampionatit

Ish-futbollisti Gjergji Muzaka ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Jashtë Loje”. Për ish-mesfushorin nuk munguan pyetjet e sikletshme, teksa njëra prej tyre ishte të zgjidhte mes Tiranës dhe Partozanit. Muzaka e shmangu me diplomaci përgjigjen teksa theksoi se te të kuqtë u formua si futbollist, ndërsa me bardheblutë luajti në një kohë të artë për ta, kur konsideroheshin si Reali i kampionatit shqiptar.

Njeriu më i besuar – Familja, mamaja vëllai, nusja.

Personi që telefonoj më shpesh: Padiskutim që Ina, bashkëshortja.

Jam krenar për: Jam krenar për të gjitha zgjedhjet që kam bërë në jetë.

Kur dal nga shtëpia nuk harroj kurrë të marr me vete: Normalisht që telefonin

Jam penduar për: Nuk jam penduar për asgjë

Stadiumet në Shqipëri: Në raport me kur e kam filluar unë futbollin janë shkëlqyeshëm, janë investuar shumë.

Nuk jetoj dot pa: Pa familjen time

Në kohën e lirë: Bashklshortja

Futboll apo film? Megjithëse jam pak i lodhur se kam luajtur gjithë jetën futboll, në darkë do të zgjidhja të shihja një film

Tirana apo Partizani: Është shumë e vështirë për të dalluar njërën nga tjetra sepse Partizani është klubi që më ka rritur më ka dhënë gjithçka, më formoi si futbollist, si profesionist dhe më pas shkova te një klub që kisha kënaqësi që të luaja, po themi në atë periudhë kur unë kam luajtur futboll Tirana shihej si skuadra, po themi si Reali i Kampionatit shqiptar, që të gjithë donin të shkonin të luanin njëherë aty, kështu që të dyja i kam të pandara. /VipSport.al/