Murinjo u jep fund zërave për Kejn: Ka tre vite kontratë, asgjë tjetër për të thënë

Zhoze Murinjo nuk mendon se Herri Kejn do të largohet nga Totenhem. Emri i sulmuesit anglez është përmendur në shumë klube të tjera të njohura në Europë që kanë piketuar lojtarin duke u munduar ta bindin se larg londinezëve mund të fitojë më shumë trofe. Megjithatë, tekniku nuk e sheh të mundshme një gjë të tillë, pasi është i sigurt se Kejn do të vazhdojë të jetë lideri i sulmit të ekipit të tij.

“Kejn punon shumë mirë çdo ditë, është me të vërtetë një profesionist dhe përkushtohet bashkë me shokët e skuadrës. Nuk kam asgjë për të thënë… Ka tre vite kontratë. Asgjë tjetër për të thënë.

Ai nuk ka ardhur të më komunikojë asgjë tjetër deri tani. E dimë që të gjithë duhet të presim një verë të çuditshme, në aspektin që do të jetë një merkato shumë më ndryshe nga të gjitha të tjerat”, tha Murinjo për gazetarët. /vipsport.al/