Më në fund kthehet Amir Abrashi, por Bazeli pëson një humbje të papritur

Amir Abrashi nuk ishte në dispozicion të trajnerit Edi Reja për ndeshjet e muajit mars, pasi dëmtimi që vuan prej thuajse dy muajsh, kushtëzonte formën e tij në këtë pikë ët sezonit. Reja vendosi që të mos e grumbullonte lojtarin, edhe pse ishte i ndërgjegjshëm që ai kishte filluar stërvitjen dhe ishte pranë kthimit në fushën e lojës.

Një kthim i cili ka ardhur sot në ndeshjen e kampionatit mes Bazelit dhe Vaduzit, që u mbyll me një rezultat që pakkush e priste pasi skuadra e tij u mund e shifrat 2-1 nga një gol në minutën e 93-të. Abrashi ishte titullar dhe u aktivizua deri në minutën e 60 të sfidës, duke regjistruar kështu ndeshjen e tij të dytë me fanellën e skuadrës së Bazelit, pas 45 minutave që luajti në ditën e fundit të janarit, pak ditë pasi iu bashkua kësaj skuadre.

Ky është padyshim një lajm i mirë për përfaqësuesen shqiptare, ku Abrashi pritet të luajë një rol të rëndësishëm në këto eliminatore, e në ato në rrugën e kualifikueseve për Europianin 2024. /vipsport.al/