Legjenda e portës është me Pirlon, Zof: Edhe një trajner tjetër do të kishte probleme

Juventusi i Andrea Pirlos në këtë sezon ka marrë shumë kritika dhe jo pa të drejtë. Bardhezinjtë janë jashtë Ligës së Kampionëve, ndërsa po ashtu i kanë të venitura shpresat për të fituar titullin e dhjetë radhazi, teksa Inter pritet që ta rrëzojë nga froni “Zonjën e Vjetër”.

Në këtë formë, ai që rrezikon më shumë dhe mbi të cilin bien përgjegjësitë është trajneri Andrea Pirlo. Megjithatë, jo të gjithë mendojnë se Pirlo është fajtori i vjetër. Legjenda e portës, Dino Zof, thekson se çdo trajner tjetër do të kishte vështirësi në këtë sezon me bardhezinjtë.

“Juventus ka nisur një cikël të ri, duhet të vazhdojë në këtë rrugë. A ishte bast t’i jepje ekipin Pirlos? Ai është një djalosh i mirë, nuk ka eksperiencën, por besoj se edhe një tjetër trajner do të kishte hasur vështirësi në këtë sezon. Ndryshimi i gjeneratave kërkohë kohë, të luash për Juventusin nuk është e lehtë sidomos për të rinjtë. Por, duhet pasur durim pasi ata do të japin atë që duan tifozët”, u shpreh Zof. /VipSport.al/