Lamtumirë pas 10 vitesh, Bajern i komunikon Boateng vendimin e drejtuesve

Zherom Boateng do t’i japë lamtumirën Bajern Mynih në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi i cili është pjesë e bavarezëve prej 10 sezonesh, do të jetë i detyruar që të nisë një aventurë të re larg kësaj skuadre, pasi nuk do t’i rinovohet kontrata që ka me klubin i cili po bëhet gati të festojë titullin e radhës.

Sipas “Kicker”, drejtuesit e klubit kanë vendosur në një mbledhje që është zhvilluar së fundmi që të mos i rinovojnë lojtarit marrëveshjen. Një vendim i cili i është komunikuar lojtarit dhe përfaqësuesve të tij, të cilët po mundoheshin që të negocionin një rinovim për 32-vjeçarin duke kërkuar shfira relativisht të larta.

Vendimi është marrë duke menduar se tashmë cikli i tij ëstë pranë fundit, ndërsa klubi ka siguruar që tani një lojtar të rëndësishëm për ta zëvendësuar, pasi ka firmosur me Dajot Upamekano të Lajpcigut. /vipsport.al/