Kombëtarja e femrave merr përgjigjen e tamponëve, niset për miqësoren në Bosnje

Kombëtarja e femrave do të luajë më datë 9 prill një miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës në transfertë. Vajzat e Armir Grimës, por edhe stafi kanë kryer testet kundër COVID ditën e djeshme, ndërsa fatmirësisht përgjigjet të gjitha kanë rezultuar negative.

Në këtë formë, Shqipëria është nisur për në Bosnje e qetë, ndërsa grupi ishte i grumbulluar prej datës 5 prill. Ndërkohë, ka pasur edhe ndryshime në listën e të grumbulluareve duke qenë se është shtuar edhe futbollistja e Apolonisë, Armela Tukaj me futbollisten e Vllaznisë, Matilda Gjergji.

Kjo miqësore e datës 9, do të jetë një test i mirë për trajnerin Grima të shohë nga afër gjendjen e lojtareve dhe të ketë një ide më të qartë më pas për sfida zyrtare të mëpasshme. /VipSport.al/