Juventus dhe Milan gati të bëjnë biznes, projektojnë shkëmbimin e mesfushorit me mbrojtësin

Te Juventus dhe te Milan po mendojnë të bashkëpunojnë për merkaton e ardhshme dhe të bëjnë një shkëmbim të bujshëm. Të përfshirë janë dy futbollistë të cilëve kontrata iu skadon në vitin 2022. Bëhet fjalë për Bernadeskin dhe Romanjolin.

Juventini nuk ka paaur një sezon të mirë ndërsa është kritikuar shpeshherë për paraqitjet në fushë, ndërsa nga ana tjetër, mbrojtësi nuk është i kënaqur me atë që Milan i ofron nga ana financiare. Në këtë formë, klubet po mendojnë për një zgjidhje, ndërsa bardhezinjtë gjithnjë e kanë pasur një dobësi për kapitenin e kuqezinjve.

Kështu, mbetet për t’u parë se si do të vijojë kjo ide e shkëmbimit të lojtarëve, të cilët gjithashtu do të jenë vendimtarë nëse do ta pranojnë këtë opsion. /VipSport.al/