Ismajli: Kombëtarja përfaqëson të gjithë shqiptarët e ndarë, zgjodha më të mirën për rritjen time

Ardian Ismajli është kthyer në një element të rëndësishëm për Specian në Serinë A, teksa paraqitjet pozitive i kanë siguruar shpesheherë formacionin. Së fundmi, mbrojtësi i kombëtares ka theksuar se ka pasur shumë ofertë në drejtimin e tij kur ai ishte pjesë e Hajduk Split, por projekti i Specias e tërhoqi më shumë. Ndërkohë, Ismajli shprehet se kombëtarja përfaqëson të gjithë shqiptarët e ndarë.

“Pas shumë sezonesh në Split mora disa oferta, por projekti te Spezia më bindi më shumë. Unë kam zgjedhur më të mirën për rritjen time.

Shqipëria? Kjo skuadër përfaqëson të gjithë shqiptarët që janë ndarë në 6 vende të ish-Jugosllavisë pas luftës, ndërsa shteti i vogël (Kosova) përfaqëson vetëm vetveten. Të luash për Shqipërinë është një privilegj, por edhe unë e ndjek Kosovën me pasion, gjë që më ka bërë të rritem në futbollin profesionist”.

Shqiptarët në Serie A? “Performanca e lojtarëve shqiptar në Itali është rritur shumë dhe unë kam më shumë lidhje me Berishën te Spal, Hysaj nga Napoli, Kumbulla nga Roma dhe Gjimshiti nga Atalanta”, u shpreh Ismajli. /VipSport.al/