IPKO Superliga/ Spektakël dhe gola Superiore, ish-skuadra e Mezanit fiton me goleadë

U luajt sot një takim mjaft interesant në IPKO Supelrigën e Kosovës, teksa është mbyllur java e 27-të, me Gjilanin që mposhti me rezultatin e thellë 5-1 Besën e vendi të fundit.

Duhet theksuar se protagonist në këtë ndeshje ishin dhe 4 ish-futbollistë të Kategorisë Superiore jo shumë vite larg dhe bëhet fjalë për: Arbër Çyrbja, Gerhard Progni, Ardit Hila dhe  Muhamed Useini, të cilët arritën të realizonin nga një gol në këtë ndeshje për Gjilanin.

Kjo fitore, sigurisht që rregullon disi ekuilibrat në radhët e skuadrës gjilanase, që ka përjetuar një periudhë krize, sidomos pas largimit të Gentian Mezanit, duke hasur luhatje në lojë dhe rezultate…

FT’ Gjilani-Besa 5-1

Golat: Çyrbja 25’, Useini 40’, Progni 60’, Hila 64’, Razak 67’ / Tahiri 32’(11-m)

E.S./Vipsport.al/