I shënoi dy gola Liverpulit, Vinicius: Punoj shumë çdo ditë për ta merituar Real Madrid

Vinicius Xhunior ishte një nga më të mirët në fushë mbrëmjen e djeshme të Champions League për Real Madrid. Sulmuesi shënoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Liverpul, duke e bërë favorite të madhe ekipin e tij për të kaluar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Sakaq, braziliani theksoi se ka punuar shumë për ta merituar për të luajtur së bashku me yjet e tjerë të madridit.

“Kam punuar vazhdimisht, shokët e mi më kanë dhënë besimin e nevojshëm për të ardhur në këtë formë dhe për të shënuar gola të rëndësishëm për të cilat kemi nevojë.

Unë punoj shumë për të merituar Real Madridin, për të luajtur me më të mirët në botë. Dua gjithnjë më të mirën për tifozët tanë. Por, kualifikimi nuk është i sigurt, Liverpul është një skuadër e mirë. Ata do të japin gjithçka në fushë, por ne do të shkojmë për të fituar”, u shpreh Vinicius. /VipSport.al/