Humbja e thellë me Tiranën, nisin reagimet e tifozëve në Fier

Humbja e thellë me Tiranën e sidomos me përmbysje, apo dhe pozitat ku fierakët ndodhen, pasi tashmë janë të fundit dhe me diferencë pikësh, si nga vendi i parafundit, Skënderbeu, ashtu edhe nga Bylisi në vendin e tetë, natyrisht që ka sjellë një situatë jo të mirë.

Pas humbjes me bardheblutë ka pasur regaime të shumta ng ana e tifozëve të Apolonisë, të cilët nuk e kapërdijnë faktin, që u premtua për një ekip që do të synonte Europën, por, që në të vertët që kur nisi gara e deri më tashmë lufton vetëm për mbijetesë.

Natyrisht që edhe lënia në stol e disa titullarëve apo dhe jashtë disa ndeshjeve, ka bërë që atmosfera të mos jetë aspak e mirë në kampion bardhejshil, sidomos edhe në prag të sfidës delikate me Teutën…

E.S./Vipsport.al/