Gent Muça në spërkatë: Tirana, kampione që në janar nëse ruante grupin. Lojtarë në rënie, nuk i shoh fitues

Gentian Muça mbetet një nga figurat më të dashura për tifozët e Tiranës dhe ai mbetet i lidhur ngushtë me ngjyrat bardheblu edhe pse tashmë nuk është pjesë e këtij klubi. Por ai gjithsesi nuk e fsheh mosbesimin që ka se Tirana mund të përsëritë suksesin e vitit të kaluar. Në “Procesi Sportiv”, Muça ka treguar se pse Tirana ka pasur kaq shumë luhatje dhe cili sipas tij është problemi aktual i skuadrës që mban vendin e pestë në klasifikimin e Superiores.

“Kishte vitin e kaluar lojtarë që tërhiqnin skuadrat, fatkeqësisht këtë vit nuk ka. Ndaj kështu do të vazhdojë deri në fund. Kampionati do të ndahet me gjysmë pike, jo me një pikë.

Ndryshe nga edicionet e tjera, Tirana ka 6 lojtarë të kombëtareve të ndryshme. Janë dy të Maqedonisë, është Bekaj, janë edhe Seferi, Hoxhallari e Ismajlgeci. Nuk besoj se ka pasur Tirana kaq shumë lojtarë kombëtaresh prej shumë viteve. Por nuk kanë arritur pritshmërinë, edhe pse investimi është bërë.

Por e kam theksuar se ndryshimi i grupit sjell pasojat dhe për këtë shkak janë ku janë. Se po të kishin ruajtur grupin, do ta kishin fituar kampionatin në janar. Janë rikthyer në garë. Nga lojtarët e vjetshëm, përveç Bathës, Hoxhallarit e Ismajlgecit, të tjerët janë në rënie. Për momentin janë të favorizuar por fatkeqësisht nuk i shoh të dalin kampionë në fund.

Shpresoja që me afrimin e trajnerit Daja Partizani të bënte më shumë, por ka shumë luhatje. Uroj me shpirt që Tirana të fitojë, por nuk bind në këto momente”, tha Muça. /vipsport.al/