

Hansi Flik mund t’i japë lamtumirën Bajern Mynih pas vetëm një vit e gjysmë më drejtimin e skuadrës bavareze. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga “Bild” që ka bërë të ditur se tekniku ka vendosur që në fund të këtij edicioni të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij.
Edhe pse ai ka një kontratë deri në vitin 2023, qëndrimi i tij te Bajerni nuk është më aq i sigurt. Një nga arsyet është largimi i Karl Hainz Rumenige nga posti i shefit ekzekutiv, duke i hapur rrugë një brezi të ri drejtuesish me në krye Oliver Kahn. Por tekniku aktual ka qenë i lidhur ngushtë me drejtuesit që i besuan atij detyrën në krye të Bajernit e nuk duket i bindur nga projekti i ri në klub.
Për teknikun, opsioni më i mundshëm mbetet Gjermania, nga e cila do të largohet Joakim Lëv në fund të Europianit. Flik ka qenë asistenti i Lëv për 8 vite, duke u larguar nga përfaqësuesja pas fitores së Botërorit 2014. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
Kartoni i kuq për Ibrahimoviç, Pioli zbulon dialogun: Më tregoi çfarë i tha gjyqtarit
Një nga episodet më të veçanta.
Kuman: Nëse je me Barcelonën duhet të jesh i inatosur, vetëm në Spanjë nuk ka VAR
Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka.
VIDEO / Gola të shkëlqyer, shtylla, penallti e mohuar dhe i kuq. Reali fiton “El Clasico” mes polemikave
Spektakël dhe polemika që do të.