Egnatia drejt Superiores, stadium në luftë me kohën, ja opsionet

Te Egnatia ka nisur nga puna edhe për rregullimin e stadiumit në Rrogozhinë, pasi në Superiore duhet të kesh një stadium të licensuar për të zhvilluar ndeshjet. Punimet kanë ecur me ritme të shpejta, e madje me urhër të drjetuesve ka angazhim maksimal dhe po punohet ditë e natë.

Me sa duket, koha në dispozcion është e pamjaftueshme që stadiumi të përfundojë me fillimin e sezonit të ri, ndonëse ekziston si mundësi që të përfundojë tribuna me prioritet, dhe tapeti I barit, në mënyrë që të luhen ndeshjet në shtëpi.

Por, sot në emisionin “E hëna sportive”, gazetari i “RTSH”, Alban Hasani bën me dije se Egnatia ka zgjedhur stadiumin e Apolonisë “Loni Papuçiu” për të zhvilluar ndeshjet e sezonit të ri në rast do të arrijë në Superligë dhe skuadra fierake do të bjerë në Kategorinë e Parë.

Për momentin kjo është hipoteza më e mundshme…

E.S./Vipsport.al/