Edhe Djarmati u druhet gjyqtarëve: E di mirë çfarë ndodh në 10 javët e fundit

Elvis Plori, zëvendëstrajneri i Vllaznisë, pak ditë më parë deklaroi në “Rubrika Sportive” se kishte bindjen e plotë se gjyqtarët do të ndikonin në garën për titullin kampion në 10 javët e fundit të kampionatit, Një mendim të cilin e ndan edhe Matko Djarmati, drejtori sportiv i shkodranëve, i cili në “Skaner” sot konfirmoi se kishte dyshime për vijimësinë në ndeshjet e mbetura.

“Çdo ankimim e kemi çuar në Federatë, në çdo ndeshje ku kemi parë arbitrim jo të mirë apo në nivelin e duhur, kemi bërë ankimimet tona. Por në përgjithësi nuk mund të them se skuadra është dëmtuar. Por të mos harrojmë që unë për tre vjet kam qenë opinionist dhe e njoh shumë mirë çfarë ndodh në 10 javët e fundit.

Kisha qejf që Federata në këto 10 javët e fundit të kishte një sforco me VAR në këto javë të fundit. Në Kroaci të gjitha ndryshimet janë bërë me VAR-in dhe ka më pak probleme me arbitrimin. Mendoj se VAR dhe ato gabime trashanike fshihen dhe arbitri ka mundësi edhe një herë të rishikojë vendimin.”, tha Djarmati. /vipsport.al/