De Biazi për heqjen e pasaportave diplomatike: Sikur të kërkojnë dhuratën mbrapsht, gjithmonë “Forca Shqipëri”

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi ka folur sërish për vendimin e heqjes së pasaportave të dhuruar nga qeveria në vitin 2016 pas Europianit në Francë. Në një lidhje me emisionin Skaner, italiani thekson se është sikur të të japin një dhuratë dhe më vonë të ta kërkojnë mbrapsht. Megjithatë, De Biazi e mbyll me gjithmonë “Forca Shqipëri”.

“Nuk ka ende një komunikim zyrtar për heqjen e pasaportave diplomatike. Duket shumë e çuditshme pasi arritëm një kontribut të çmuar për kualifikimin në Europian, pasi koha e tyre skadon në 2026. Sigurisht që është e drejta e tyre, le ta bëjnë, por është si puna e një dhurate që jep dhe pastaj mendohesh dhe thotë: “E di çfarë, na e kthe mbrapsht”. 

Kjo histori më ngjan si autogol i Qeverisë. Nëse ndeshja ishte 0-0, atëherë jemi 1-0. Kjo është mënyra metaforike për të treguar atë që ndodhi. Shqipëria? Uroj që të shkojnë sa më mirë dhe pse grupi është i vështirë. Si gjithmonë unë them: “Forca Shqipëri”, u shpreh De Biazi. /Vipsport.al/