Champions rikthehet me çerekfinalet, Reali dhe Liverpul riluajnë finalen. Siti përballë gjermanëve

Mbrëmjen e sotme do të rikthehet magjia e Champions League, teksa sa vjen dhe kompeticioni bëhet më interesant. Tashmë, është në fazën e tij çerekfinale, ndërsa Real Madrid do të presë Liverpulin. Një ndeshje e cila risjell në skenë finalen e vitit 2018, ku spanjollët triumfuan me rezultatin 3-1.

Megjithatë, të kuqtë do të provojnë “hakmarrjen”, e të vazhdojnë rrugën në kompeticion teksa Europa është një objektiv pasi në kampionat punët nuk i kanë edhe shumë mirë. Ndërkohë, ndeshja tjetër është ajo mes Mançester Sitit dhe Dortmund.

Anglezët shihen si një nga ekipet që ka potencialin për t’i shkuar deri në fund kompeticionit, me Sitin e trajnerit Pep Guardiola që këtë sezon ka pasur një formë të shkëlqyer. Nga ana tjetër, gjermanët në kampionat kanë pasur disa hapa fals, por me Haland do të kërkojnë t’i bëjnë dëm “qytetarëve”. /VipSport.al/