Çështja e pasaportave të kombëtares, reagon edhe Meta: Vendim i pabesë dhe hakmarrje primitive!

Vendimi për t’i hequr pasaportën diplomatike grupit të kombëtares që përfaqësoi Shqipërinë në Europianin e Francës në vitin 2016 ka sjellë reagimin e presidentit Ilir Meta. Ky i fundit thekson se është një vendim i pabesë i qeverisë dhe një hakmarrje primitive e saj për shkak të qëndrimit politik të disa prej futbollistëve kuqezi.

Reagimi i Metës:

POSTIMI

“Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.

Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese.

Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar.