Bylisi synon vazhdimësinë, transfertë delikate me të kuqtë

Ballshiotët kanë katër rezultate pozitive radhazi dhe një ecuri e tillë nuk ka ndodhur kurrë këtë sezon dhe synimi është vazhdimësia. Pa Ndrecën e Stojanoviç, mallakastriotët tashmë janë të përqendruar te transferta me të kuqtë, aty ku Bylisi synon sërish rezultat pozitiv. Ajo që bie në sy tashmë është se skuadra ka krijur edhe stabilitet me lojëra e rezultate por edhe stafi nuk ka bërë lëvizje si më parë në 11-shen e parë. Edhe lojtarët e afruar nga merkato janë përshtatur me pjesën tjetër të skuadrës dhe Bylisi tashmë është konsoliduar jo pak në të gjitha repartet, teksa edhe konkurrenca është rritur dukshëm.

Marçelino Preka pritet që të zërë vendin e Stojanovic në mbrojtje për sfidën me të kuqtë po mund të luaj edhe Nebihu që ka eksperiemcë në një ndeshje kaq delikate. Ndërsa Antoni pritet që të luajë në linjën e majtë në vend të Ndrecës ose mund të kalojë aty edhe Loran.

Janë plot 38 lojtarë shto edhe disa që kanë qenë në stolin e skuadrës së parë dhe aktivizohen edhe me ekipin U-21 në dispozicion të trajnerit Veljko Dovedan në dhjetë takimet që kanë mbetur deri në fund të sezonit.

Ballshiotët do të synojnë që në 30 pikë që janë në lojë të konsolidojnë pozitat për vendin e tetë dhe pse jo duke parë edhe rivalët të synojnë edhe vendin e shtatë në renditje pasi diferenca nuk është më shumë se katër pikë, ndërkohë që ka mbetur edhe një ndeshje nga faza e tretë dhe më pas luhen takimet e fazës së katërt. Ashtu sikurse ballshiotët ndiejnë rrezikun sidomos nga Skënderbeu që ndodhet në vendin e nëntë dhe ka katër pikë më pak se Bylisi. /VipSport.al/