Bolt bën zgjedhjen mes Mesit dhe Ronaldos: Portugezi ka diçka më shumë, jam kurioz për Mbape

Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo, kjo është pyetje të cilës çdo tifozë, specialist apo opinionist i futbollit duhet të përballet. Të gjithë e kanë të vështirë të bëjnë diferencën, megjithatë Usain Bolt, ish-kampioni i atletikës thekson se për të, portugezi ka diçka më shumë. Ndërkaq, shton se pret me shumë kuriozitet ku do të arrijnë Mbape dhe talented e tjerë në botën e futbollit.

“Për mua është e vështirë të zgjedh mes Mesit dhe Ronaldos sepse unë jam tifoz i Argjentinës, por jam edhe një admirues i madh i Ronaldos nga koha e Mançester Junajtid. Sepse jam tifoz i madh edhe i Junajtid.

Por, mendoj se Ronaldo ka diçka më shumë sepse ka treguar vlerat e tij në Itali, Spanjë dhe Angli. Kështu, unë personalisht jam për Kristiano Ronaldon. Pastajk ka edhe të rinj shumë interesantë, Mbape përshembull është duke u rritur shumë shpejt. Mezi pres të shoh se deri ku do të arrijnë këto të rinjtë”, u shpreh Bolt. /VipSport.al/