

Rikthehet sërish derbi mes kavajasve dhe rrogozhinasve. Javën e ardhshme kavajasit do të presin Egnatian, që i mori plot 4 pikë në dy fazat e para. Për humbjen e fundit në kampin kavajas pati jo pak kontestime dhe kjo e detyron Mërgjyshin që të kërkojë arbitër me përvojë.
Para sfidës, trajneri i mirënjohur ka folur për “Rtshsport”, duke theksuar se: “E thashë edhe më lart që do të presim Egnatian në datën 10 prill, që është rivali ynë kryesor në grup. Gjykimi ndikoi në humbjen tonë të fundit, ndaj shpresoj që FSHF të caktojë një gjyqtar me përvojë për të ruajtur bukurinë e takimit”
“Mendoj që në këtë moment të garës secili nga ekipet të marrë atë që meriton. Deri të shtunën e ardhshme do të flasim përsëri, ne po vijojmë stërvitjen sikur ndeshja të ishte nesër dhe motivimi maksimal ekziston te secili prej nesh, pasi rihapim garën, por edhe vetë rikthehemi në pozita si pretendentë seriozë për elitën”, tha trajneri Mërgjyshi.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Eze: Nëse më thërret Shqipëria do luaja me shumë kënaqësi. Dua një kampionat më të fortë
Patrik Eze do të luajë më.
VIDEO / Supergol për Frederik Veselin, kthen ekipin në betejën direkte për Serinë A
Frederik Veseli është bërë protagonist në.
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.