Barazimi me Kastriotin la pasoja, Bylis me tre mungesa të sigurta ndaj Partizanit

Bylis ka pasur një trend pozitiv të pikëve në javët e fundit të Superiores, megjithatë ekipi ballshiot ka ende nevojë për pikë në mënyrë që të shmangë vendin e play-off në fund të sezonit, çka do t’i rrezikonte vendin në elitë. Këtë fundjavë, mallakastriotët do të përballen në Elbasan me Partizanin.

Por, trajneri Veljko Dovedan do të vuajë tre mungesa të sigurta. I pari është Xhoi Carkanji i cili vazhdon të jetë i pezulluar pas sherrit me Nuabuezen në ndeshjen ndaj Laçit, ndërsa dy të tjerët janë prej kartonëve të marrë në takimin e fundit me Kastriotin.

Ata janë Edison Ndreca dhe mbrojtësi Milos Stojanoviç, të cilët duhet të bëjnë një javë “pushim” dhe nuk do të kenë mundësinë të kontribuojnë në sfidën e rëndësishme dhe shumë të vështirë. /VipSport.al/