Ballshiotët, dy mungesa para sfidës në transfertë me Partizanin

Bylisi barazoi me Kastriotin në shtëpi, në një ndeshje delikate për ballshiotët që luanin me një rival direkt. Një sfidë që është kontetsuar gjykimi, sidomos për atë gol të rregullt për Kojiçin.

Ndërkohë që ballshiotët kanë mbetur me pasoja, nisur edhe nga fakti që plotësuan numrin e kartonëve lojtarë titullarë, duke nisur që me Milos Stojanoviç në qendër të mbrojtjes, si dhe me Edison Ndrecën në linjën e majtë.

Dy nga lojtrët më në formë dhe titullarë të spikatur me Bylisin. Por, që ballshiotët marin një lajm mjaft të mirë, pasi në ndeshjen ndaj të kuqve, të dielën pritet që të kenë për lojë edhe Beji Antonin, mungesa e të cilit u ndje edhe në sfidën me krutanët.

Me rikthimin e nigerianit, sulmi apo dhe linja e mjatë e skuadrës do të jetë akoma më e plotësuar. Megjithatë, te Bylisi ka edhe lojtarë të tjerë, pasi në mbrojtje është edhe Marçelino Preka që ka luajtur si titullatrë këtë sezon, po ashtu edhe Nebihu mund të spostohet më në qendër.
Ndërsa, Bylisi vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive, pasi bëhet ndeshja e katërt që ballshiotët nuk pësojnë humbje dhe kjo është një tregues mjaft i qartë për stabilitetin që ka skuadra.
E.S./Vipsport.al/