Analiza e Starovës: Ja pse Teuta është e para. Vila nuk është keq të kthehet në kombëtare

Drejtori sportiv i Teutës, Sulejman Starova, ka shpjeguar se pse sipas tij skuadra durrsake aktualisht është në kreun e renditjes. Në “Skaner” ai ka insistuar se sipas tij, Emiliano Vila e meritonte të kthehej në kombëtare pasi ishte aktualisht mesfushori më i mirë i Superiores.

“Jemi sepse Teuta ka portierin një nga më të mirët e kampionatit. Dy mbrojtësit e qendrës edhe vitin e kaluar dolën më të mirët. Ka anësorë të mbrojtjes ndër më të mirët. Ne kemi Xhekson e Kuros për një vend në krahun e majtë. Në të djathtë mendoj se Todorovski është ndër më të mirët e Superiores.

Në mesfushë është Emiliano Vila, i cili sipas meje është më i miri në absolut në mesfushë në këtë kampionat, pse jo të rikthehet në kombëtare nuk bëhet gabim se ka cilësi fizike, dhe hyn te golashënuesit.

Për rolin që ka Aleksi është ndër të mirët, nga konkurrenca ka zënë vend Daja i cili ka luajtur në nivele të larta gjithmonë. Në sulm është Bregu që është një lojtar që shpresa është që të bëjë diferencën, por nuk mund ta bëjë gjithë kohës. Në fillim ishte i pafat në dy raste për transferta të mira, në Kazakistan apo tjetër. Gjendjen është duke e arritur e tani është në formë. Ka konkurrencë, Lorenco Vila është talent që hyn te golashënuesit dhe pa diskutuar pastaj të tjerë që formojnë këtë skuadër që bazë ka kolektivitetin. Ka bërë ndeshje relativisht të mira”, tha Starova. /vipsport.al/