Zv/trajneri Kuli: Me Laçin u bë vite që ka rivalitet, na vjen keq që ndodhi sherri

Zv/trajneri i Bylisit, Bekim Kuli është rikthyer të flasë për sherrin që ndodhi në ndeshjen mes Bylisit dhe Laçit me protagonist Carkanjin dhe Nuabueze. Për emisionin Fair Play, Kuki theksoi se të dyja skuadrat kanë vite që kanë shumë rivalitet, megjithatë shpreh keqardhhe për atë që ndodhi.

Sherri ndaj Laçit? “Nuk kam patur asgjë serioze. Jam shkelur nga lojtarët e mi në momentin kur shkova për të qetësuar situatën. Nuk kishte asgjë serioze. Çdo gjë u mbyll aty. Kishte tension nga të dy palët dhe nuk u menaxhua mirë. Megjithatë këto gjëra prej tensionit ndodhin në të gjithë botën.

Presioni vjen duke u rritur dhe kjo ndjehet te psikologjia e lojtarëve. Ndeshjet kanë qenë të ngjeshura. Në atë ndeshje me Laçin ishte terreni i rënduar. Ka vite që dy ekipet kanë rivalitet me njëri-tjetrin. Na vjen keq që ndodhi, por nuk kam ç’të them më shumë, sepse janë gjëra që ndodhin në futboll.

Fitorja ndaj Skënderbeut? “Bylisi ka disa javë në ngritje. Ka potencial. Presidenti ka bërë disa blerje dhe e ka përforcuar ekipin. Jemi ekip i ndërtuar mirë dhe nga java në javë po bëjmë maksimumin. Ekipi ynë nuk duhet të kalojë në eufori. Duhet të shohim përpara, që nga ndeshja e radhës që kemi me Tiranën”.

Ekipet pretendente? “Laçi, Teuta dhe Partizani janë skuadra të forta që janë pranë titullit kampion. Kanë mbrojtje të mirë dhe shënojnë shumë gola”, u shpreh Kuli. /VipSport.al/