

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë dhe shënojë me skuadën e Viteses, duke e bërë këtë të fundit një protagonist të sezonit në Holandë. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka tundur edhe sot rrjetën për ekipin e tij, duke e ndihmuar që të sigurojë praninë në finalen e Kupës së Holandës.
Në sfidën gjysmëfinale ndaj Venlo, Broja ka lënë përsëri shenjën e tij, duke shënuar golin e avantazhit 1-0 në një duel shumë të luftuar i cili deri në minutën e 75-të kishte rrjetat e paprekura. Pikërisht atëherë, Broja shfrytëzoi një harkim nga e djathta dhe me një goditje perfekte me kokë dërgoi topin poshtë trekëndëshit për të sigluar avantazhin për ekipin e tij që më pas shënoi edhe golin e dytë duke përfituar nga hapësirat që i lanë kundërshtarët në mbrojtje.
Me fitoren 2-0, Vitese kalon në finale, ku pret fituesen e çiftit Herenven-Ajaks, duke qenë tashmë shumë pranë fitores së një trofeu, që në fillimin e sezonit pakkush e mendonte të mundshëm. Për këtë ka shumë meritë padyshim Broja, i cili me golat apo me asistet e tij, është kthyer në forcën kryesore ofensive të skuadrës së Viteses në këtë edicion. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Leave a Comment