VIDEO/ Tirana merr fitoren e dytë radhazi, ndaj ballshiotëve mjafton nga një gol për pjesë

Pasi mposhti Vllazninë, Tirana merr fitoren e dytë radhazi në kampionat teksa ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 në kryeqytet, Bylisin. Ballshiotët nuk mundën të rezistonin përballë kampionëve në fuqi të Superiores, teksa goli i shënuar para fundit të pjesës së parë, ia lehtësoi shumë punën të besuarve të trajnerit Orges Shehi.

Kështu, në minutën e 40 ishte mbrojtësi i ri që Behiratçe zhbllokoi shifrat, teksa gjeti golin e parë me fanellën e bardhebluve pas një harkimi perfekt të Marsel Ismajlgecit. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, 25-herë kampionët ia dolën të menaxhonin me së miri avantazhin ndërsa në minutën e 70, shënuan edhe golin e sigurisë nëpërmjet Ismajlgecit që i gjendur brenda zonës pas asistit të Kale nuk fali dhe mposhti Qirkon.

Në këtë formë, ndeshja u mbyll 2-0 me Tiranën që ngjitet në kuotën e 32 pikëve duke u ngjitur në vendin e pestë. Nga ana tjetër, ballshiotët mbeten në vendin e tetë me 18 pikë të grumbulluara. /VipSport.al/

Tirana-Bylis 2-0

Shënues: 40′ Behiratçe, 75′ Ismajlgeci

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Behiratçe, Ismajlgeci, Çelhaka, Toli, Giamfi, Halili, Seferi, Vairinen
Trajner: Orges Shehi

Bylis: Qirko, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Ujka, Qardaku, Mehmetllari, Antoni, Ndreca, Nebihi, Lorran de Oliveira
Trajner: Veljko Dovedan