VIDEO / Ramadani shënon golin e parë të sezonit, por ekipi i tij del nga fusha pa pikë

Ylber Ramadani më në fund ka thyer mallkimin e këtij sezoni, ku i ishte afruar disa herë rrugës së rrjetës por pa arritur ta tundte atë në kampionatin danez me fanellën e Vejle. Mesfushori i përfaqësues shqiptare ka shënuar sot kundër një prej skuadrave më të mira në Danimarkë, Kopenhagë. Por në fund për fat të keq goli nuk ka sjellë pikët që shpresonte skuadra e tij që lufton për mbijetesë në elitë.

Ndeshja e sotme ishte e 17 në këtë kampionat për skuadrën e Ramadanit, i cili është një titullar i zakonshëm në radhët e klubit të tij. Mesfushori, ashtu si në ndeshje të tjera bëri një paraqitje shumë të mirë dhe kur nuhati mundësinë për të shkruar emrin në luftën e golashënuesve, përfitoi menjëherë nga rasti. Në minutën e 67 të takimit, pas një kundërsulmi të shpejtë, ai pa hapësirë pranë zonës dhe me një kombnim të shpejtë, arriti të gjente hapësirën për të gjuajtur në portë dhe për të shënuar falë edhe një devijimi të lehtë.

Goli çoi rezultatin në 1-1, po Vejle nuk e mbajti do të këtë rezultat, pasi pësoi një gol tjetër në minutën e 88 dhe e mbylli sfidën me humbjen 1-2. /vipsport.al/